Ne protesten e djeshme e mbajtur nga Partia Demokratike ne Tirane, ajo qe u vu re ishte mungesa e Ori Nebijajt, e cila tashme ka marre mandatin si deputete e kesaj partie.
Ne lidhje me mungesen ne proteste, ka folur vete Ori Nebijaj.
Teksa ishte e ftuar mengjesin e sotem ne nje interviste per “Good Morning Albanians” ne Euronews, ajo tha:
“Jo, nuk isha dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht, që nuk është qëllimi yt në vetëvete.
Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fortë ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë. Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”.
Kujtojme qe Ori Nebijaj zevendesoi Grida Dumen, pasi kjo e fundit dha doreheqjen nga politika per te prezantuar emisionin “Top Story” ne ‘Top Channel’.