Një hyrje e papritur dhe shumë surpriza në “Big Brother VIP”!
Mbrëmjen e sotme pritej që Sabiani të hynte në shtëpi për të takuar Keisin, si dhe për të patur një ballafaqim me Kristin.
Mirëpo askush nuk e priste që Sabiani të ishte banori më i ri i shtëpisë së BBV.
Fillimisht ai pati një takim jo shumë të këndshëm me Keisin pasi i tregoi zhgënjimin e tij nga romanca e krijuar me Kristin.
Më pas të dy hynë në shtëpi dhe Sabiani vendosi të ulej në mes të Keisit dhe Kristit për t’i ndarë, ndërsa fytyra e këtij të fundit tregoi se nuk po ndihej shumë mirë me prezencën e tij në shtëpi.
E gjithë situata e krijuar solli shumë të qeshura, mirëpo presim të shohim se si do shkojë marriëdhenia e çiftit në vijim dhe si do të jetë sjellja e Sabianit ndaj Kristit