Rrugëtimit 103 ditor të “Big Brother VIP Kosova” i erdhi fundi mbrëmjen e 17 marsit, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Katër banorët e tjerë që shoqëruan Stresin në finale ishin: Vedati, Mbresa, Artani dhe Juliana.
Ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë pas daljes nga BBV i një prej finalisteve, Juliana Nurës.
Teksa ndodhen në një ‘live’ në rrjetet sociale, Juliana foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Kosova”. Ndër të tjera, Juliana theksoi momentin kur pa mbështetjen e publikut.
“Unë kur kam dalë nga “Big Brother VIP Kosova”, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë e Big Brother-it, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.
Gjithashtu ajo tregoi se megjithëse nuk arriti të fitojë reality show-n, arriti të fitojë zemrat e publikut.
“Edhe pse jo çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, përfundoi ajo.