Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është shpallur fitues i “Big Brother VIP Kosova” pas 103 ditësh qëndrimi në shtëpi.
Babirët e tjerë që e shoqëruan Stresin në finale ishin: Artani, Mbresa, Xhuli dhe Vedati.
Mirëpo duket se vendimi i publikut për të shpallur fitues reperin nuk është pritur dhe aq mirë nga modelja e njohur, Arbenita Ismaili.
Në një postim në InstaStory, Arbenita bëri me dije se fituese duhet të shpallej Juliana dhe jo Stresi.
“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, shkruan Arbenita.