Vetëm pak ditë pas hapjes së merkatos së verës, një mori skenaresh ndodhën në media, pas largimit të futbollistit Lionel Messi nga ekipi i PSG-së.
Pavarësisht ofertës së çmendur prej 800 milion eurosh për dy sezone nga një ekip i arabisë saudite, Lionel Messi e refuzoi pa e menduar dy herë, pasi po priste një rikthim në ekipin e tij të zemrës, Barcelona.
Megjithatë, për fatin e tij të keq dhe të tifozëve, diçka e tillë nuk ndodhi, duke bërë që futbollisti më i mirë në botë të firmosë me Inter Milan, ekip që luan në MLS.
Mirëpo sa do të paguhet Leo Messi?
Sipas “Marca” Messi do të ketë një pagë rreth 100 milionë euro në vit.
“Marca” raporton se oferta e MLS për Messin përfshin marrëveshje të të ardhurave dhe ndarjes së fitimeve me Apple dhe Adidas dhe një opsion për të blerë një përqindje të ekipit MLS në fund të marrëveshjes.
Pasi firmosi për Inter Milan, Leo Messi në një deklaratë rrëfeu se pse bëri këtë zgjedhje.
“Kisha shumë dëshirë që të mund të kthehesha te Barcelona, por nga ana tjetër, pas asaj që përjetova dhe për largimin që përjetova, nuk desha që të kthehesha përsëri në të njëjtën situatë. Që të shpresoja çfarë do të ndodhte dhe që të lija të ardhmen time në dorë të tjetërkujt.
Edhe pse dëgjova që La Liga ka pranuar gjithçka dhe që gjithçka ishte gati që të kthehesha, njëkohësisht mungonin shumë gjëra të tjera që duhej të ndodhnin. Dëgjova që duhej të shitnin lojtarë, të ulnin rrogat e disa të tjerëve dhe në të vërtetë nuk desha që të kaloja këtë situatë dhe të bëhesha pjesë e këtyre gjërave”.