Loredana Zefi di shpesh si të nxis thashetheme dhe të bëjë zhurmë me postimet e saj. Artistja që prej muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, ka publikuar një video ku shfaqet me barkun e fryrë.
Ajo u ka dhënë ndjekësve dy opsione: se e ka nga ushqimi apo se është shtatzënë duke i pyetur ata se çfarë mendojnë.
Nuk dihet nëse kjo është ndonjë shaka e reperes pas ndonjë vakti ushqimes pasi thashethemet për shtatzëni i ka nxitur edhe më parë dhe si duket i pëlqen kjo shaka.
“Ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vlla”, kështu thoshte Mozzik, në këngën “Immer wenn es regnet” (Sa herë që bie shi”), bashkëpunimin me Loredanën për albumin “No rich parents”, i realizuar gjatë kohës sa ishin bashkë, plane që nuk u realizuan pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre për të dytën herë.