Rina Balaj dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por a ka marrë fund dashuria?
Një postim i bërë në Instastory nga këngëtarja ka kthyer edhe një herë vëmendjen te historia e tyre e dashurisë.
Ajo ka publikuar një status ku shkruhet: “Shpirtrat nuk takohen rastësisht”.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthej në komente se dysha vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe ribashkohen.
Gjatë konfirmimit të ndarjes, Rina u shpreh se asgjë negative nuk ka ndodhur mes tyre, dhe se është shumë e emocionuar për kapitullin e ri të jetës së saj.