Keisi ka treguar se do të bëhej pjesë e BBV qysh në sezonin e shkuar së bashku me Sabianin, mirëpo më pas ajo vendosi t’a shtynte për sezonin e dytë.
Mirëpo edhe këtë herë ajo e kishte me mëdyshje pjesmarrjen, ndaj dhe hyrja e saj erdhi me vonesë.
Teksa ishin të ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, Sabiani tregoi se Luizi ishte arsyeja se përse nuk donte që Keisi të bëhej pjesë e shtëpisë.
Kjo pasi ai e ka siguruar fitoren, ndaj ai tregoi se Keisi hyri pa ndonjë synim në shtëpi.
Sabiani gjithashtu tregoi se Kristi ishte një nga personat për të cilin e kishte porositur t’i qëndronte sa më larg, por gjërat morën komplet kundër.
Ajo krijoi një marrëdhënie të afërt me Kristin, aq sa po nisnin një romance së bashku.