Vanessa Bryant, është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë për dëmin emocional që ajo dhe familja e saj pësoi pas publikimit të fotove nga aksidenti tragjik.
E veja e Kobe Bryant u shpreh se shpërndarja e fotove nga aksidenti ku humbën jetën vajza dhe bashkëshorti i saj e kanë bërë të jetoj “një tmerr” gjatë gjithë kësaj kohe, duke shkaktuar atake paniku të shpeshta.
Një juri federale tani tha se qarku duhet të paguajë zonjën Bryant për shqetësimin emocional të shkaktuar.
Menjëherë pas leximit të vendimit, Bryant përqafoi avokatët e saj dhe mes lotësh, të bijën Natalia që ndodhej në gjithashtu në rreshtin e parë të gjykatës.
Ajo u largua nga gjykata pa bërë asnjë deklaratë, por postoi një foto të saj, Kobe Bryant dhe vajzës së tyre Gianna në Instagram me shkrimin: “Të gjithë për ty! Të dua! Drejtësi për Kobe-in dhe Gigi!”
Bashkë-paditësi Christopher Chester, i cili humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton në aksident, do të paguhet 15 milionë dollarë.
Bashkëshorti i zonjës Bryant, Kobe Bryant, 41 vjeç, vajza Gianna, 13 dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në California në janar të 2020-ës.