Te gjithe e njohim Romir Zalla nga historia e tij si aktor ne emisionin e famshem “Portokalli”. Diten e sotme ai ishte i ftuar ne emisionin “Pushime on ToP”, ku pervec shume temave qe u folen ishte dhe ajo e serialit te tij me te ri, qe edhe pse nuk eshte publikuar ende debatet per te jane te shumta.
Në njërën prej skenave Zalla shfaqet në momente intime me aktoren Ema Andrea. Diten e sotme Zalla ka vendosur qe te flasi pak me shume ne lidhje me kete teme, ku theksoi:
Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”.
Gjithashtu Romiri foli edhe për “Portokallinë” ku u rikthye pas 5 vitesh mungesë. Aktori tha se rikthimet janë gjithmonë shumë të bukura dhe tha se në atë spektakël punohet shumë fort për të argëtuar publikun.
“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike. Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë. Është një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi i trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.