Bora ishte pjese e mbremjes e sotme te spektaklit te “Big Brother VIP”, ku u shpreh se duhet te ishte me patjeter prezente mbremjen e sotme, pasi donte te hiqte gjithe “barren e fajit” nga Semi, e cila po akuzohej per nje pelqim te mundshem ndaj Dondaldit, kur ne fakt ata kane vetem nje miqesi shume te forte.
Me pas, Bora hyn ne shtepine e “Big Brother VIP” per te takuar Semin, ku ajo i dha mjaft kurajo per te vazhduar perpara, duke i treguar se po ja dilte shume mire.
Por pervec Semit, Bora takoi edhe Donaldin. Nje takim shume i ngrohte dhe shpresdhenes per nje ribashkim te te dyve.
Pervec fjaleve te ngrohta ndaj njeri tjetrit, ata shkembyen edhe puthje e perqafime, dhe i dhane fjalen njeri tjetrit se do te flisnin jashte per vazhdimesine e marredhenies se tyre.
“Është e çuditshme e gjitha”- tha Donaldi, kurse Bora: “Dua të them se një nga gjërat që kam dashur te ti ka qenë humori dhe energjia pozitive. Dhe këtë nuk dua ta humbasësh! Më është bërë ëndrra realitet të të shohë 24 orë.” Nga ana tjetër, aktori shtoi se është i turbullt dhe se me mendje është jashtë jo brenda.
Të dy arritën në përfundimin se janë shumë të turbullt dhe se gjërat nuk mund sqarohen në këto momente. “Do flasim jashtë, nuk do e mbyllim me puthje”-tha Bora por në fund çdo gjë u finalizua me një puthje në buzë. A nuk ishte kjo skena më romantike në “Big Brother VIP Albania”?