Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi formojnë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, teksa historia e tyre e dashurisë gjithmonë është në qendër të vëmendjes, falë edhe dedikimeve të ëmbla që ata bëjnë për njëi-tjetrin apo edhe fotove që postojnë në rrjetet sociale.
Ndërkohë këngëtarja është edhe në pritje të ëmbël, lajm që e ka ndarë me të gjithë pak kohë më parë, ndërsa ka zbuluar edhe pak detaje për emrin e vajzës që pritet të vijë në jetë.
Megjithatë, përtej këtyre lajmeve, artistja dhe partneri i saj kanë zgjedhur që pritjen e ëmbël ta mbajnë larg syrit të publikut, aq sa Eni nuk ka pothuajse asnjë foto të sajën me barkun e rrumbullakosur.
Pikërisht për këtë këngëtarja ka folur në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, ku një fanse e pyet pse është kaq private në ldihje me ekspozimin e barkut.
Jo, nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë shumë.