Luiz Ejlli u surprizua mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” nga kunati i tij, Sokoli, i cili kishte ardhur pikërisht për këngëtarin që nga SHBA-ja.
Mirëpo përpos lidhjes së veçantë që kishin me njëri-tjetrin, një detaj i vogël nuk i shpëtoi publikut.
Një pjesë e madhe e publikut ngritën dyshimet se pse kunati i Luizit nuk e takoi Kiarën dhe për më tepër as nuk e përmendi.
Mos ndoshta nuk e përkrahin lidhjen e tyre?Këtë e ka mohuar Meridian Ramçaj, mik i Luizit dhe familjes së tij ditën e sotme në “Fan Club”.
“Aty ndonjëherë janë emocionet. Kur më erdhi nipi unë harrova të përmend motrën. Nuk më shqetëson fare ajo pjesë. Nuk ka diçka të tillë”- tha ai.
Sokoli i dha gjithashtu një mesazh të “ngrohtë” Luizit:
“Jemi shumë të kënaqur me ty. Na ke bërë shumë krenar. Ke mbështetjen tonë pa kufij. Ke bërë një premtim para botës që do fikësh dritat. Vajzat i ke penalizuar ti, ke thënë që do iki nëse vijnë ato me të parë”, tha ai.