Pak ditë më parë, Pier Silvio Berlusconi shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet pas vendimit që morri për reality show-n e njohur, “Grande Fratello VIP”.
Pier Silvio Berlusconi ndaloi ritransmetimin e reality show-t për shkak të dhunës verbale e përdorur disa herë nga banorët.
Ai e kishte konsideruar atë të papërshtatshëm për transmetim për shkak të mungesës së respektit ndaj audiencës në shtëpi.
Nisur nga kjo situatë, ka reaguar së fundmi gazetari i njohur Mario Manca. Në një shkrim të gjatë, gazetari tha:
“Të jesh rob është e dhimbshme. Kjo vlen për mbretërinë e kafshëve, por edhe për atë njerëzore: e kuptuam gjatë izolimit, kur ishim të mbyllur në shtëpi duke parë shfaqje televizive dhe kishte ditë kur nuk mund ta përballonim atë, duke e shkarkuar nervozizmin tonë shpesh tek ata që ishin afër nesh. Duke u nisur nga kjo, lejimi i një grupi njerëzish të qëndrojnë të mbyllur brenda një shtëpie të filmuar 24 orë në ditë nga kamerat është, përveç i rrezikshëm, veçanërisht edhe i pandjeshëm. Sepse televizioni ka rregullat e veta dhe për të mbajtur vëmendjen e publikut në atë shtëpi, është logjike të presësh që televizioni të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë njerëzit të flasin, të diskutojnë, të skandalizojnë. Është shumë e lehtë për produksionin të distancohen nga #GfVip dhe që prezantuesi të pranojë se VIP-at e kanë kaluar kufirin – gjë që është shumë e vërtetë, por jo për një episod, por për të paktën dy muaj. Problemi është se ishte i njëjti produksion që lejoi këta grup njerëzish të pasigurt për ndjeshmërinë e tyre për të qëndruar brenda një shtëpie për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Zgjidhja, pra, do të ishte e thjeshtë: Nëse «Gf Vip» duhet të transmetohet, le të zgjasë 100 ditë si në fillim(në Itali GFV zgjat 6 muaj), një kohëzgjatje legjitime dhe e drejtë, dhe të fokusohemi në një kast tjetër. Kjo nuk do të thotë të marrësh intelektualë që lexojnë Emily Dickinson, por të paktën njerëzit janë aq të arsyeshëm sa të kuptojnë se po e dëmtojnë audiencën me sharje kur ata nuk kanë tema për të diskutuar ose aftësinë për të kuptuar se kur e teprojnë është fëminore dhe e dëmshme për ta dhe për ata që i shohin nga shtëpia.”