E ftuar më herët në Zemër Luana, Adelina Tahiri pranoi se ishte në krizë me të shoqin, e kjo mbase mund të çonte në ndarje të tyre.
Tanimë ajo ka folur për marrëdhënien e saj me të, ku ka sqaruar situatën aktuale.
Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar“, tha Adelina.
Adelina la të kuptohet se faji ishte i saji, pasi shprehet se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime, duke nënkuptuar se fajtorja ishte vetë ajo.
“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”.