Fifi ishte organizatorja e protestës së mbajtur sot në Sheshin Nënë Tereza për të miturën e dhunuar. Por gjatë protestës Fifi është parë duke debatuar me njërën nga protestueset.
Teksa një aktiviste po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain, Fifi ka ndërhyrë.
Mes tonit të ashpër ajo i tha aktivistes se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar.
“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dhe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- ka thënë aktivistja, ndërsa Fifi i ka “treguar vendin” duke i thënë se ishte ajo që e organizoi protestën.
“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”
Debati i zhvilluar:
Aktivistja: “Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?”
Fifi: “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb”
Zhaklina: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”
Fifi: “Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.”
Aktivistja: “Unë besoj se femrat nuk duhet të ndahen, femrat duhet të bashkohen.”