Pas gjithe skandaleve, cfare do ndodh me Alvisen dhe Bashkimin? Po me Arjanin, cfare ndodh?

Ne puntaten e sotme te “Prime”, pasi Hyseni do te beje publike mesazhet me Alvisen, ku ajo ofendon konkurrentet e tjere dhe i shpreh ndjenjat Hysenit, do te kete edhe te tjera ndodhi lidhur me kete ceshtje.

Alvisa fillon t’i mohoje te gjitha fjalet e Hysenit, duke u shprehur se gjithcka eshte stisur qellimisht per te hedhur balte mbi imazhin e saj, madje shprehet se mesazhet nuk jane te verteta, por montazhe.

Ajo shprehet se deshiron te largohet nga programi, ndersa nga ana tjeter te gjithe personazhet e tjere jane te revoltuar dhe te shokuar nga kjo ngjarje e ndodhur.

Ishte planifikuar qe Bruno dhe Bashkimi te kishin nje perballje per te folur pikerisht per Alvisen, por pas ngjarjes se ndodhur ata ndihen te zhgenjyer dhe nuk kane cfare te debatojne.

Gjithashtu, Arjani perlotet pasi merr vesh te gjithe lojen e Alvises dhe ndjen keqardhje per Hysenin, i cili i ishte hapur Arjanit duke i treguar gjithe historine e tyre te lidhjes dhe vleresimin e tij per Alvisen.

Opinioniste gjate mbremjes se sotme do te jene dy personazhet kosovare: Mihrije Braha se bashku me bashkeshortin e saj, Naim Abazi.