George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar ‘couple goals’.
George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit. Mirëpo, akoma më të bukur do ta bëjnë edhe dy binjakët e tjerë që do t’i bashkohen shumë shpejt familjes.
Amal është sërish në pritje të ëmbël siç kanë treguar miq pranë çiftit, që e kanë mësuar të parët lajmin. Madje, thuhet se ajo po pret sërish binjakë dhe çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Por, ende s’kanë marrë vendimin t’i tregojnë publikut këtë lajm të bukur.
“Amal ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet në publik, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.”- ka treguar një burim.