Mbrëmjen e djeshme gjate spektaklit Live te “Big Brother VIP” nuk pati vetem nje perjashtum, por dy.
Perveç Sheiles, u eliminua edhe gazetarja Paloma, per shkak te thyerjes se rregullores, ku ajo bashke me Moniken, Ilirin dhe Sabianin kishin rene dakort ne grup per nominimet e javes se ardhshme.
E para që doli ishte Sheila, e cila para se të ikte përfundimisht takoi gjithë banorët me radhë, ashtu siç është zakon.
Por nuk ndodhi kështu me Palomen, e cila teksa po u jepte dorën disa prej banorëve, ajo vendosi që të “injoronte” Donaldin dhe Semin.
Ajo kaloi shumë pranë tyre dhe nuk u dha dorën që t’i përshëndeste, pasi u largua përfundimisht nga “Big Brother VIP”.
Ndoshta arsyeja e këtij gjesti, është se Paloma mendonte vazhdimisht se dyshja po bëjnë lojë pasi nuk i ndahen njëri-tjetrin.