Pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë anëembanë botës festojnë Fitër Bajramin.
Pjesë e kësaj ripërtëritjeje shpirtërore, këtë vit është bërë dhe Ylli Limani.
Këngëtari i suksesshëm ka ndarë me fansat që në fund të marsit eksperiencën e tij duke treguar foto të rrugëtimit ditë pas dite.
Ai rrëfeu rreth gjendjes së tij shpirtërore dhe çfarë kishte mësuar në “InstaStory” duke këshilluar të gjithë ndjekësit të jenë falenderues për çdo gjë që kanë.
“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj. Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka. Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq. Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë. Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin!”– shkroi ai me anë të një postimi në InstaStory.