Para pak ditësh Olsa Muhameti reagoi për herë të parë për skandalin më të bujshëm në “Për’puthen”, lidhjen e fshehtë Tea-Beart. Në një intervistë për “Top Albania Radio” ajo u shpreh se kishte indikacione që ata njiheshin bashkë dhe se madje ka prova që Tea ka pasur disa pëlqime brenda “Për’puthen”.
Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë”, u shpreh Muhameti.
Ndërkohë mbërmjen e djeshme ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë pyetur hpaur në lidhje me shumë çështje. A i përcakton Olsa Muahmeti takimet duke i detyruar konkurrentët të dalin me njëri-tjetrin dhe i kërcënon për këtë gjë?
Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Ao kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”, përgjigjet Olsa, duke thumbuar Andin dhe Tean.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse mendon se vajzat vijnë në program për famë dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.
Ndonjëherë? Ky është dyshimi, që sa vjen dhe bëhet më prezent në këtë program”, thotë autorja e “Për’puthen”.
Nuk e dimë se si do e presin vajzat e “Për’puthen” këtë përgjigje të autores, që e pranon dhe vetë se konkurrentët futen në program për famë dhe jo për të gjetur dashurinë.