Pasi rrëfeu historinë e trishtë të humbjes së dy prindërve, Tan Brahimi u suprizua nga trupa e “Portokalli”.
Aktorët dhe moderatorët e show-t humoristik kishin hyrë u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” për të takuar Tanin, e gjithashtu i dhanë lajmin e mirë për të qenë pjesë e formatit.
Pak ditë më parë ai doli me dëshirë nga gara e tashmë publiku po priste t’a shihte në skenën e “Portokalli”.
Mirëpo, me një njoftim në rrjetet sociale Tani është shprehur se nuk do të jetë pjesë e spektaklit të humorit dhe këtë javë.
‘Nuk do jem këtë javë te Portokallia sepse kam nevojë për kohë, kam nevojë për t’u qetësuar pak. Nuk më ka pushuar telefoni, më është lodh pak truri. Të dielën tjetër do jem këtu’- u shpreh aktori.
https://www.instagram.com/reel/Cpm7TQZo1SV/?igshid=YmMyMTA2M2Y=