Ermonela Jaho eshte sopranoja e mirenjohur shqiptare e cila po korr sukses te madh jashte vendit.
Artisja ka rrefyer per here te pare pa dorashka se perse karriera e saj nuk eshte zhvilluar ne Shqiperi.
Sipas Jahos ne vendin tone s’te lene te jesh numer 1.
Ne nje interviste per “Ze me Miren”, Ermonela tregon:
” S’e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor. Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht. të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal”