Duket se hyrjet e reja në shtëpinë e BBV nuk kanë mbaruar ende.
Megjithëse reality show-t iu bashkuan plot 6 banorë të rinj prime-n e kaluar, do të kemi të paktën edhe një hyrje.
Bëhet fjalë për Rezart Veleshnjan. Ka qenë vetë aktori ai që ka ngritur dyshimet se do t’i bashkohet BBV.
Teksa postoi një foto krah Eduartit në rrjetin socaial, Instagram, aktori shkroi: “Si mendoni a të futem në Big Brother?”
A është një ngacmim apo do të hyjë vërtet në BBV, ngelet për tu parë!