Neda dhe Ogreni janë bërë prindër për herë të tretë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, opinionistja e “Për’Puthen” zbuloi edhe emrin e vajzës.
“Të duam që tani kaq shumë Suzie Ann e mezi presim të të duam për tërë jetën,” shkruan ajo ndër të tjera.
Në janar, në episodin e parë të “Për’Puthen Prime”, Neda zbuloi se është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe Ogreni u njohën në “Big Brother 4” dhe patën një nga historitë më të diskutuara të atij sezoni.
Ata u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër edhe të dy djemve, Serzh dhe Zai.