Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, duket se është zyrtarisht gati për të nisur karrierën në kinematografinë turke.
Ajo prej muajsh ka nisur xhirimet e serialit të ri turk të quajtur “Kirk Hayatlar” që në shqip do të thotë “Jeta e thyer”.
Në profilin e saj zyrtar, Arbnora ka ndarë me ndjekësit disa pjesë nga seriali, foto dhe video ku tregon me shumë krenari se edhe në serial ajo luan rolin e një vajze me origjinë shqiptare.
“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”,- shkruan aktorja në një fragment nga seriali, në të cilin prezantohet se është me origjinë shqiptare.
Pak ditë më parë, aktorja shqiptare u vlerësua edhe me çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz “Mood Awards”, pjesë e të cilit ishin emra të njohur të kinemasë dhe artit në Turqi.
View this post on Instagram
Në serialin “Kirik Hayatlar”, Arbnora Ademaj luan rolin e Leyla Kocabey. Një vajzë e bukur dhe e zgjuar, me origjinë shqiptare. Gjatë pushimeve në Çe?me, ajo takohet dhe dashurohet me Mustafanë.
Mirëpo, sapo Leyla, nusja e parë e familjes Kocabey, mëson se është shtatzënë, duke pritur t’ia japë lajmin edhe Mustafait, tronditet nga një lajm i trishtë. Ajo mëson se Mustafai vdiq aksidentalisht nga një zjarr…