Jemi mësuar ta shohim në skenë duke prezantuar, duke bërë monologje, por edhe duke kërcyer, por kurrsesi nuk e imagjinojmë dot Alketa Vejsiun duke kënduar turbofolk.
Por, ndryshe nga ne prej thuajse një viti shumë njerëz mendojnë që moderatorja e njohur është zëri pas hitit të suksesshëm të deejay Gimit “Kqyrni shoqe”.
Në një postim në Instastory, Vejsiu ka sqaruar se u bë kohë që sa herë ndjekësit postojnë video me këngën në fjalë në vend t’i bëjnë tagg Alketës që e këndon, i bëjnë asaj.
“Po qeshim këtu me stafin sepse është një këngë e Dj Gimi që e këndon me një vajzë me emrin Alketa. Të gjithë njerëzit më tagg-in prej një viti dhe mendojnë se unë këndoj këngë popullore. Kënga është shumë e bukur po unë nuk di ta dredh zërin kështu miq”- thotë ajo.
Ajo gjithashtu ka treguar në një tjetër postim cila është Alketa që ata kërkojnë. “Nuk jam unë ajo Alketa”, shkruan moderatorja, e cila më pas postoi edhe “Alketën e vërtetë.”