Humbjes së lojës me tullumbace në “Big Brother VIP”, Kiara nuk i shpëtoi pa një dënim.
“Vëllai i madh” vendosi që si dënim, Luizi të mbajë një qëndrim ndaj Kiarës, pa dijeninë e kësaj të fundit.
E teksa shpesh nëpër shtëpi, Luizi e ka shmangur dhe e ka bërë disa herë Kiarën të shpërthejë në lot pas misionit që i dha “Vëllai i madh”, teksa ndodheshin në dush, moderatorja i është drejtuar me fjalë të ashpra Luizit.
Këngëtari shihej i qeshur, gjë që ka acaruar Kiarën duke i thënë Luizit se kënaqet kur ajo është e mërzitur.
“Ndjen kënaqësi kur më mërzit?”, dëgjohet ti thotë Kiara Luizit.
Kujtojmë se pas një nominimi të papritur ditën e djeshme, tre banorët: Efi, Kiara dhe Bledi shkuan në televotim dhe një prej tyre do të lërë sot shtëpinë e BBV.