Ashtu sic te gjithe e kemi ndjekur, ka patur nje zenke mes Ana Lleshit dhe Sindit. Zenke e cila startoi gjate pjesmarrjes ne program, por me pas kaloi cdo gje ne nje zenke virtuale.
Pas publikimit te kenges “Deal” te Anes, Sindi shprehu mendimin e saj se i vinte keq per nivelin ku ka arritur tregu muzikor ne Shqiperi, pasi sipas saj, pervec artisteve te vertete, debutojne ne muzike persona qe nuk kane lidhje me te, duke quajtur ketu edhe producentin e Anes nje “pseudo- producent”.
Nga ana tjeter, gjate nje interviste per “Why Not?” te Roza Latit, Ana u shpreh se nje pjese te tekstit ia ka dedikuar Sindit, por ajo qe solli habine ishte se ne videoklipin e kesaj kenge “kunder” Sindit, mori pjese edhe Atdheu, me te cilin Sindi ruan nje miqesi te forte.
Teksa u pyet per kete, Sindi u shpreh se as Atdheu vete nuk e dinte qe ne tekst ishte nje pjese dedikuar Sindit, pasi teksti nuk kuptohej.