Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, duket se është zyrtarisht gati për të nisur karrierën në kinematografinë turke.
Ajo prej muajsh ka nisur xhirimet e serialit të ri turk të quajtur “Kirk Hayatlar” që në shqip do të thotë “Jeta e thyer”
Së fundmi, bukuroshja nga Kosova ka njoftuar se seriali do të fillojë transmetimin sot nga data 23 gusht dhe do të shfaqet në kanalin e Turqisë “Kanal D” çdo të hënë nga ora 11:00.
Sido që të jetë, presim të shohim në vijim se di do të jetë rrjedha dhe rolin e saktë të Ademajt.
E njëjta deri më tani ka korrë suksese të mëdha edhe në fushën e modelingut.