Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, duket se nuk ka patur një marrëdhënie fort të mirë me ish-të fejuarin e vajzës së saj, këngëtarin Seldi Qalliu. Këngëtari shqiptar pati një fejesë 5 vjeçare me vajzën e Zekës, marrëdhënie e cila mori fund disa vite më parë.
Por edhe pse kjo ndarje ka ndodhur në vitin 2016, Miliami nuk e ka harruar ende. I ftuar në emisionin televiziv “Bardhezi”, ai ka thënë se është baba mendjehapur dhe se me vajzat e tij ka festuar kur janë ndarë.
Për rastin në fjalë për romancën mes vajzës së tij dhe Seldit, Milaimi u shpreh se ka festuar kur kjo fejesë mori fund dhe se kishte dëshirë t’i bënte një festë së bijës pasi u nda nga ‘ai idioti’, etiketim ky që Zeka e zgjodhi për ish-dhëndrin e tij.