Kate Winslet ka treguar se mendonte se do të vdiste pasi iu desh të kalonte shtatë minuta nën ujë gjatë xhirimeve për “Avatar 2”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja 45-vjeçare, e cila luan rolin e “Roland” në filmin e drejtuar nga James Cameron, rrëfeu se “nuk mund të mendonte për asgjë” gjatë kohës që ishte e zhytur në një tank, shkruan “Daily Mail”.
Kate tha se ishte diçka e mrekullueshme të jesh për një kohë kaq të gjatë nën ujë edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të ishte, pasi mësoi si të zhytej posaçërisht për këtë film.
“Zot, është thjesht e mrekullueshme. Nuk mund të mendosh për asgjë, nuk mund të listosh gjëra në kokë, thjesht sheh flluska poshtë vetes… Fjalët e mia të para kur dola ishin: ‘A kam vdekur?’ Po, mendova se do të vdisja”,- tha aktorja.
Kate tregoi se zhytjen e kishte mësuar me bashkëshortin e saj, Ned Rocknroll, i cili mund të qëndronte edhe më gjatë nën ujë.
Më vonë, ajo mësoi se kishte thyer edhe rekordin e vendosur më parë nga Tom Cruise për xhirimet nën ujë. Aktori ka qëndruar vetëm gjashtë minuta nën ujë gjatë xhirimeve për “Mission Impossible”.
Për shkak se kate ka vendosur të qëndrojë larg mediave dhe rrjeteve sociale, ajo nuk kishte qenë në dijeni për këtë rekord, prandaj çuditej sa herë njerëzit i thonin: “Si është e mundur… 7 minuta e 14 sekonda?!”
Roli i saj kryesor tek “Titanic” i dha një famë ndërkombëtare që në moshën 21-vjeçare, ashtu siç ndodhi edhe me Leonardo DiCaprio-n, në moshën 22-vjeçare.
/panorama