Dy miqtë e Luiz Ejllit, Joni dhe Mario kanë qenë mjaft aktiv me intervistat që pas hyrjes së tyre në BBV për të surprizuar këngëtarin.
Së fundmi ata ishin të ftuar në “Fan Club” ku sigurisht edhe këtë herë folën për lojën e Luizit.
Mirëpo Joni dhe Mario nuk lanë pa komentuar dhe flokët e opinionistit të “Fan Club”, Ardit Cunit, i cili i kishte lyer ashtu si Luizi, bjond.
Megjithatë, Arditi u shpreh se ky ndryshim i tij nuk është medoemos një mbështetje për Luizin pasi shtoi se i ndryshoi flokët edhe vitin e kaluar bashkë me Dj Dagz teksa ishin ende pjesë e BBV.
Më pas, Marjo dhe Joni treguan se kanë hapur një sfidë që deri sa të përfundojë “Big Brother-i”, Shqipëria të kthehet në një vend skandinav.
Miqtë e Luizit: Kemi bërë një sfidë, të shohim tani shpresoj të na ndihmoni edhe ju që derisa të mbarojë Big Brother Shqipëria të shndërohet në vend skandianave.
Sfidës së Jonit dhe Marjos në mbështetje të Luizit duket se do ti bashkohet edhe Megi Pojani. Ajo premtoi se nëse Luizi fiton BBV, do ti bëjë flokët bjonde.