Tuti Sejdiu, konkurrente dhe fituese e Miss Universe Kosova, naten finale i tronditi te gjithe me deklaraten e saj ku u shpreh se ne moshen 13 vjecare ajo u trafikua dhe u perdhunua nga disa persona.
Se fundmi, ne nje interviste per “Prive”, Sejdiu zbuloi disa detaje te tjera qe na shokuan akoma dhe me shume. Ajo ka treguar se është trafikuar nga një komshi i saj nga Kosova drejt Serbisë. Gjithashtu shtoi se fale Interpolit, diten e 3-te pas trafikimit ajo i shpetoi makthit dhe u kthye perseri ne Kosove.
“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.
Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu.
Ndërkohë që shumë njerëz e akuzuan se e tregoi historinë për viktimizim, ajo është shprehur se ka pasur në të vërtetë 2 arsye të tjera.
“E tregova historinë e jetës për dy arsye: babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”.