“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime.
Spektaklin e mbrëmjes së djeshme, dy prurje të reja ju bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Dj DAGZ dhe Dj Pm, dy Dj shumë të njohur në Kosovë. E ky i fundit duket se ka ardhur me qëllime të qarta për sa i përket vajzave. Ose më saktë, njërës vajzë dhe bëhet fjalë pikërisht për Sarën.
Që në hyrje, mbrëmjen e djeshme ai u shpreh se ka një pëlqim për blogeren.
Del shumë bukur në foto edhe zemrën do e ketë aq të bukur.
E menjëherë pas spektaklit, Dj Pm ka nisur flirtimet me bukuroshen. Teksa ishin në kuzhinë, ajo i ka përgatitur një tost dhe kaq ka mjaftuar që ky i fundit të ‘hidhet në sulm’.
Sarah: Po që ndenje këtu me mua, pse s’e bëre vetë (tostin)? Apo të pëlqeu më shumë ta bëja unë?
Dj PM: Më pëlqeu më shumë ta bëje ti. Të them të drejtën më pëlqeu më shumë të rrija me ty.
Kaq ka mjaftuar që edhe banorët e tjerë të ngacmojë dyshen, teksa Sabiani që kaloi pranë tyre në ato momente ka hedhur një batutë për t’i ngacmuar.
Plasën çokollatët edhe këtej.
Më pas dhe Fifi ka tentuar të bashkojë dyshen, duke i ngacmuar. Ajo i ka hedhur disa fjalë shumë të mira Sarës për DJ PM dhe ka thënë se ai është tepër pozitiv, ndërsa e ka shtyrë që t’i japë një mundësi.