Enca Haxhia është një nga të famshmit shqiptar më aktiv në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur ndonëse jetën private e mban goxha të mbyllur për publikun është shumë aktive me foto e publikime të ndryshme.
Madje shpesh ajo hedh foto që konfuzojnë ndjekësit, siç është kjo e fundit që na bëri të mendojmë se Enca sapo pranoi lidhjen e dashurisë.
Ajo ka postuar një foto të një letre, ku nga fjalët që shkruhen në të kuptohet se Enca dëshiron që tu tregoj të gjithëve për lidhjen e saj, ama të gjithë janë shumë kurioz se kush mund të jetë personi që i ka vjedhur zemrën Encës. Në letër shkruhet:
“Faleminderit që je imja”

Enca shpesh na ka futur në kurth me postimet e saj dhe nuk dihet nëse edhe ky ishte një nga to.
