Teksa marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix bëhet gjithnjë e më intensive, akoma më të ashpra bëhen komentet e publikut karshi dy konkurrentëve të shtëpisë.
Një pjesë e madhe e fansave të çiftit Bora-Donald e kanë të vështirë ta pranojnë se kjo lidhje mori fund, ndaj nuk e mbështesin aspak ndjenjën e re të Donaldit.
Madje, mbrëmjen e kaluar fansi i Borës filloi të bërtiste me të madhe disa metra larg shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke i thënë Donaldit se kishte bërë shumë gabim në zgjedhjen e tij.
Madje, fansi nisi gjithashtu të ofendonte çiftin e ri. Për këtë situatë u desh edhe ndërhyrja për herë të parë e Bora Zemanit.
Për të gjithë këtë situatë ka reaguar edhe Elgit Doda, miku i mirë i Donald Veshajt. Në një postim në Instastory, ai ka qortuar popullin shqiptar që e vetmja gjë që di të bëjë mirë, është gjykimi.
“Amaaa një punë e bëjmë mirë ne shqiptarët. Gjykimi. Ps: Vreni mer punt e juja, mos u merrni me dynjon. Lepurusha.” – ka shkruar Elgiti.