Jo pak herë është përfolur për një bashkëpunim mes Olta Gixharit dhe produksionit të “Big Brother VIP”.
Kjo për shkak se aktorja ka thyer disa herë rregullat kryesore të formatit pa marrë asnjë ndëshkim e gjithashtu për faktin se vazhdon të jetë pjesë e garës ndërkohë që është më pak e preferuara e publikut.
Madje, së fundmi po qarkullon një video e Oltës ku nën zë shprehet se do t’i kërkojë produksionit që mos t’a kapin kamerat kur të bisedojë me Qetsorin.
“Çke ti se do e bëj dhe ndryshe unë. E di ça do bëj? Do shkoj te dhoma e rrëfimit që kur t’i bëjmë ne, mos të na kapi kamera”- iu drejtua aktorja Qetsorit e më pas u largua.