Me ndihmën e produksionit, Armaldo arriti të krijojë një këngë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të cilën e performoi përpara banorëve gjatë spektaklit të shkuar në “Big Brother VIP”.
Mirëpo përpos komenteve të shumta pozitive, u vunë re disa akuza nga ana e ndjekësve.
Kjo sepse sipas tyre kënga e Armaldos ka ngjashmëri të madhe me këngën Eleftero të këngëtarit grek Argiros.
“Bravo shumë e bukur, këngë e vjedhur nga këngëtari grek Kostandino Argiro, Eleftero,,,A s’ju vjen zor dhe një këngë që deshi me bo tamam shkuat dhe e kopjuat. Turp i madh për ju Top Channel,,, Edhe Kostandinos Argiros me këngën e vet Elfteros do ishte super krenar për këtë kopjim”- ishin disa prej komenteve nga ndjekësit.
A mendoni edhe ju se ka ngjashmëri mes këtyre dy këngëve?