Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me plot debate dhe surpriza.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morri debati mes Efit dhe dy opinionistëve të reality show-t, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit.
E gjitha nisi pas një (dis)avantatazhi që “Vëllai i madh” i dha Kiara Titos. Si lidere e shtëpisë, Kiarës iu dha mundësia të dijë se cfarë flitet për të në portale.
Në mesin e fotove dhe videove që u transmetuan, veshin “ia vrau” më shumë pjesa e Efit ku shprehte pakënaqësi ndaj saj. /lokimagazine.com
Mirëpo me të mbaruar transmetimi, Efi ka kërkuar menjëherë të flasë duke nxjerr bllof produksionin. Ajo u shpreh se pamjet janë nxjerrë nga konteksti.
Efit iu kundërvu me tone të ashpra si Zhaklina ashtu dhe Arbri. Ky i fundit madje e akuzoi rëndë ish banoret e shtëpisë së BBV.
“Sa lekë ju ka shtuar story? Se për këtë luftoni! Ju po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është e futura që i bëni shokut tuaj. Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin. Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni. Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet e juaja sociale“, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Arbërit, e cila është konsideruar aspak e hijshme për një opinionist.
Debati u agravua më shumë duke bërë që Arbana Osmani të ndërhyjë dhe të ndërpresë transmetimin.
Nisur nga gjithë kjo situatë e ndodhur ditën e djeshme, Efi Dhedhes ka qenë së fundmi e ftuar në TAR për të mësuar më shumë rreth debateve me Arbrin dhe Zhaklinën.
Mirëpo teksa ish-banores po i drejtoheshin pyetjet, një “sherr” mes dy prezantuesve ka ndodhur gjatë transmetimit live.
Ishte Salsano Rrapi ai që në momentin kur po i drejtonte pyetjet Efit u ndërpre nga Adi për t’a vënë në dijeni se është duke e vendosur në siklet ish-banoren, cka solli dhe përplasjen fizike mes tyre.
Megjithatë e gjitha ishte një “kurth” për Efin, për të parë reagimin e saj.
/lokimagazine.com