Pak më parë u bë virale një deklaratë e Bledi Manes në lidhje me Qetsor Ferunaj, banorin e “Big Brother VIP 2”.
Gazetari shprehej se gjatë kohës kur ndodhej në burg vite më parë, bashkë me të ishte dhe Qetsori, i cili në 2012 u akuzua nga Policia për vjedhje dhe u la i lirë pak ditë më vonë.
“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël.Unë shërbeja të biblioteka e burfut lart në kar të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, thuhej në deklaratën e gazetarit.
Lidhur me deklaratën e Bledit, ka reaguar së fundmi familja e Qetsorit.
Ata kanë postuar një vërtetim nga Prokuroria e Vlorës në instagramin e Qetsorit ku thuhet se “nuk rezulton të ketë të regjistruar procedim penal në ngarkim të tij.”