Së fundmi, ylli i serialit “friends” Jennifer Aniston ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr.
Në një intervistë të fundit për Vogue, aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë.
Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar:
“Më çmend, nuk e duroj dot”.
Në intervistë, aktorja vuri në dyshim zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla.
Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen, jo mosha e saj.
Ajo mund të ketë luajtur në disa filma dhe seriale, por roli i Rachel është ai që shënoi karrierën e Jennifer Aniston dhe e ndihmoi atë të fitonte mijëra fansa në mbarë botën.