[ad_1]
Tabi Explore i Instagram është i mbushur me lloj lloj përmbajtje, disa prej të cilave mund tu vënë në siklet kur ju shfaqen.
Për këtë Instagram ka vendosur të filtrojë përmbajtjen me një funksion të ri që e quan Sensitive Contenct Control.
Në një postim në About Facebook, Instagram tha se opsioni do të bllokojë përmbajtjet sensitive të cilat janë postime që nuk thyejnë rregullat e platformës por mund të shqetësojnë një kategori përdoruesish siç janë postimet me seksuale dhe përmbajtjet e dhunshme.
Aktualisht rrjeti social parandalon shikimin e përmbajtjeve të ndjeshme nga përdorues që nuk i ndiqni në tabin Explore, ndërsa funksioni i ri e dërgon një hap më tutje.
Tashmë mund të përcaktoni sesa i ndjeshëm duhet të jetë një postim që të mos ju shfaqet në tabin Explore.
Për këtë duhet të shkoni në Settings e më pas në Account > Sensitive Content Control.
Do të prezantohen me tre opsione: Allow, Limit (Default), dhe Limit Even More. Opsioni i parë lejon kalimin e përmbajtjeve përmes filtrit dhe vetëm përdoruesit mbi 18 vjeç mund të përdorin këtë filtër.
Opsioni i dytë është i aktivizuar automatikisht nga Instagram. Nëse zgjidhni opsionin e tretë, gjasat që të haseni me përmbajtje të tilla janë minimale. /PCWorld Albanian
[ad_2]