Ndoshta pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” nuk do të mbahet mend për shumë gjëra, megjithatë Pirro Beati mesa duket ka arritur të bëjë dicka brenda shtëpisë që askush tjetër nu ka mundur, të paktën mesa dimë ne.
Fotografi i njohur ka rrëfyer mbrëmjen e sotme i ftuar në “Pardon My French” se ka arritur të gjejë një metodë për të ditur orën brenda reality show-t, gjë që sigurisht nuk lejohet, megjithatë “sekreti” i tij nuk ka mbijetuar për një kohë të gjatë.
“Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja në mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin e orës. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim 15-20 minuta sepse nuk e dija fiks, por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.”- tregoi Beati