I quajti veprimet e tij anadollake dhe joeuropiane, Kejvina reagon pas deklaratës së Robert Aliaj: “Zoti çapaçul, ndrysho manikyrin…”

Ditën e djeshme Robert Aliaj tha fjalët e tij përsa i përket situatës së krijuar mes Kristit, Keisit dhe Sabianit.

Roberti i cilësoi veprimet e këtij të fundit si anadollake dhe joeuropiane, pasi sipas tij, asnjë prind nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e fëmijës.

Mirëpo, pak më parë Roberti e ka bërë vetë këtë gjë në rastin me Kejvinën.

Teksa në rrjet flitej për një lidhje të mundshme të modeles me Kristin, Roberti u shpreh se nëse ai krijon me të vërtetë lidhje, atëherë nuk do të jetë më djali i tij.

Këtë rast e ka kujtuar si fillim gazetari Ronaldo Sharka me anë të një postimi në InstaStory, ku ka shkruar: “Z.Aliaj mos flisni me dy realitete. Dikur bënit dhe ju deklarata anadollake mesjetare“, ndërsa më pas është ripostuar edhe Kejvina.

Ajo i është drejtuar Robertit me termin “çapaçul”, tek ka shtuar: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o Bur”, “Karma e ka emrin Sabian“.