Mbrëmjen e djeshme Nita me anë të kutisë së Pandorës krijoi një nominim të fuqishëm me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ajo zgjodhi dy çiftet: Qetsor-Kristi dhe Olta-Kiara, ku çifti që do të shpallet më pak i preferuari nga publiku, do të dalë në nominim kokë më kokë.
Luizi, duke ndjerë rrezikun e një eleminimi të mundshëm të Kiarës, ka filluar strategjitë e tij për të qenë çifti Qetsor-Kristi ai që do të dalë në nominim.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit ai ka marrë Kristin më vete dhe i ka sugjeruar të eleminojnë Qetsorin nga gara.
Për të bërë këtë, Kristi duhet që mos të krijojë asnjë lloj debati me Qetsorin, por të mbajë relata të qeta, në mënyrë që ai të bjerë në heshtje dhe mos të marrë vëmendje.
Ndërsa, për të mos bërë që edhe vetë Kristi të bjerë në qetësi, Luizi i tha se ‘do i lëshoj në shpinë’ konkurrentët e fortë në mënyrë që të marrë sa më shumë vëmendje dhe të mos rrezikojë për t’u eleminuar.
“Unë po të jap një ofertë ty. Rri urtë deri të martën, të mërkurën të lëshoj në shpinë Oltën, veten, Kiarën. Mos hap situata me Qetsorin, hap me kë të duash, përveçse me Qetsorin. Ti vazhdo si Krist, por jo me të, edhe të eleminojmë Qetsorin pastaj.”
Nga ana tjetër, pasi diskutoi me Kristin, Luizi është përpjekur t’i mbushë mendjen edhe Qetsorit duke i thënë se duhet të bashkëpunojë me Kristin dhe mos të bëjnë debate.