Habit TikTok-eri, pretendon se DiCaprio mund të jetë babai i tij

Një ditë e re, një tjetër marrëzi në TikTok – këtë herë radhën e ka një djalë që pretendon se nuk e di kush është babai i tij, por ka një ide sipas tij “shumë bindëse” se kush mund të jetë.

Ky personazh nga TikTok pretendon se Leonardo DiCaprio është babai i tij sepse:

#1 – Mamaja e tij ka fjetur me Leo-n vite më parë.

#2 – Ai nuk e di dhe sot e kësaj dite cili është babai i tij biologjik.

Dhe jo, TikToker-i nuk po bën shaka.

Videoja u postua nga “Bamy” dhe në thelb tregon një foto të Leo-s dhe asaj që sipas Bamy-t është mamaja e tij.

 

Në përshkrimin e videos thuhej:

Mami im ka ca shpjegime për të dhënë.

Sigurisht, ajo që e bëri videon virale është ngjashmëria e pamohueshme që i riu ka me DiCaprio-n.

Leonardo DiCaprio ende nuk i është përgjigjur pretendimeve se ai është babai i Bamy-t nga TikTok, por dikush duhet patjetër të vrapojë për një test ADN-je sepse ne duam të dimë më shumë!