E ftuar në një intervistë, Diola foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Ajo theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re.
E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.