“Gallataxhiu i grupit”- Këngëtarja e njohur ndan fotot e rralla të Luizit 20 vite më parë

Luiz Ejlli padyshim momentalisht është ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar.

Këngëtari i çmimeve të para ishte larguar nga skena për t’u kthyer në vëmendjen e madhe të publikut muajt e fundit.

Interesimi për të është tejet i madh dhe duke ditur këtë Vesa Luma, një mike e vjetër e tij dhe bashkë konkurrente në “Ethet e së premtes”, ka publikuar disa pamje të rralla nga ajo kohë.

Mes tjerash ajo zbulon edhe një pjesë të revistës ku shihen përgjigjet e Luizit me shumë humor si është dhe sot.

“Gallataxhiu i grupit” është titulli që mban intervista dhe shkrimi për të me një foto shumë simpatike të tij