Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Fituesi i BB Kanada nuk i ndal postimet për Luizin: “Ditë e çmendur, faleminderit”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Kevin Jacobs, fituesi i “Big Brother Kanada” është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi dhe kjo për shkak se Luizi e përmendi në BBV Albania.

E gjitha ndodhi pasi Armaldo, Kristi dhe Luizi u dërguan në nominim direkt pas një zarfi të zi, ku iu bë e ditur se kishin thyer rregullat e produksionit pasi kishin fikur mikrofonat dhe hynë në tualet për disa sekonda.

Më pas Luizi u shpreh se e gjitha ishte e planifikuar nga ai për të nxjerr në nominim bashkë me të Kristin dhe Armaldon.

Megjithatë Zhaklina Lekatari dhe disa prej banorëve kishin mendim ndryshe nga Luizi, duke thënë se e gjitha ishte diçka rastësore dhe se këngëtari do të marrë meritat dhe të duket si një strateg.

Luizi reagoi sërish duke u shprehur se një situatë e tillë ka ndodhur dhe në BB Kanada nga Kevin Jacobs, fjalë të cilat i shkuan në vesh edhe këtij të fundit.

Kevin bëri një reagim në rrjetet sociale ku shpjegoi si fillim se ishte vënë në dijeni nga fansat e Luizit për situatën e ndodhur në BBV Albania. Më pas ai bëri një tjetër reagim, këtë herë duke falenderuar Luiz Ejllin dhe duke e quajtur një gjeni.

Fjalët e Kevin nuk shkuan “dëm” pasi ai arriti të fitojë plot 15 mijë ndjekës në më pak se një ditë.

E si duket gjithë ky numér i madh ndjekësh ka bërë që ai të apasionohet shumë pas publikut shqiptar dhe Luizit.

Kevin ka ripostuar shumë momente të BBV Albania ku ai është etiketuar, teksa nuk e kurseu dhe një tjetër postim falenderues për Luizin.

Teksa ishte në seksionin “live” të rrjetit social instagram, Kevin shkroi: “Çfarë dite e çmendur, faleminderit Luiz Ejlli”, duke etiketuar këngëtarin shoqëruar me emojin e një luani.

Nuk do ishte çudi që Kevinin ta shihnim sezonin e ardhshëm të BBV. 🙂

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.